Aktuale

Pas sulmit në tranvaj, ambasada e Kosovës në Hagë jep numrat emergjent

Një person ka mbetur i vdekur e dhjetra të lënduar nga sulmi me armë zjarri në një tramvaj të qytetit Utrecht të Holandës mëngjesin e së hënës, shkruan dailymail.

Pas këtij sulmit ambasada e Kosovës në Holandë ka ofruar numrat emergjent për shtetasit e Kosovës

Ata kanë njoftuar se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, ku është raportuar për disa të plagosur.

“Ambasada e Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron numrin emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve./FaktePlus