ShowBiz

Pas rrahjes, lajmërohet Fero

Fero e ka publikuar videoklipin e paralajmëruar të këngës që mban titullin “Alles Baba”.

Jemi mësuar që me titujt e këngëve, reperi i referohet vetes dhe asaj që bën, si edhe gjithmonë tekstin e shkruan vet ai.

Si zakonisht, edhe prapa këtij projekti muzikor qëndrojnë producentët e shumë hiteve, ZzapnChriss.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videoklipin muzikor.

“Bona fam” është një prej këngëve më të fundit të Feronit Shabani (emri i vërtetë i Feros) që u lansua në muajin tetor.


Ndërkaq, në muajin qershor, reperi e kishte lansuar këngën “Vi vet”, po ashtu të shoqëruar me videoklip.

Theksojmë se kënga e re është lansuar pas përfshirjes së Feronit Shabanit në një përleshje në Mitrovicë.