ShowBiz

Pas ribashkimit, Selena dhe Justin nisin pushimet

Vite më parë kishte bërë bujë në medie lidhja mes këngëtarit Justin Bieber dhe këngëtares e aktores, Selena Gomez.

Por, pas një kohe çifti kishin ndarë rrugët dhe ishin lidhur me partnerë të tjerë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, muajt e fundit ata kanë bërë një kthesë të madhe të lidhjen e tyre dhe atëherë kur askush nuk e priste, çifti janë ribashkuar përsëri.

TMZ raporton se Selena dhe Justin kanë nisur pushimet së bashku, pasi u fotografuan në aeroportin Van Nuys ku u drejtuan në aeroplanin e tyre privat.

Edhe pse udhëtimi mund të ishte vetëm për vikend, kjo është shenjë që marrëdhënia e çiftit po shkon mirë. /lajmi.net/