Aktuale

Pas reshjeve të mëdha të borës, ja çfarë po ndodhë në Aeroportin “Adem Jashari”

Reshjet e dendura të borës të cilët po vazhdojnë për dy ditë rresht, kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Kosovës.

Situatë e njëjtë duket të jetë edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, ku si pasojë e motit ka pasur vonesa në fluturime megjithatë nuk është anuluar asnjë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Unidon Krasniqi.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë anulim, fluturimet e mëngjesit janë nisur të gjitha, por në shumicën e tyre ka pasur vonesa”, ka thënë ai.

Si pasojë e reshjeve shumica e rrugëve në vend, e sidomos ato në kryeqytet janë bllokuar.

Gjendje e rëndë paraqitet edhe në rrugën e kombit, e cila është e pakalueshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Policia po bëjnë thirrje të vazhdueshme për kujdes në vozitje.

the authorBurbuqe Metolli