ShowBiz

Pas pushimeve, Rita i rikthehet studios muzikore

Rita Ora ka nisur punën për këngët e reja.

Rita Ora ashtu si shumë të tjerë, gjatë kësaj periudhe ka shijuar në maksimum pushimet, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e disa muaj nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, andaj tani është mobilizuar për të punuar për diçka të re.

Muajt e karantinës, Rita i shfrytëzoi për të punuar rreth albumit të ri muzikor, por që fansat ende nuk kanë dëgjuar ndonjë këngë të re të saj.

Përmes postimit të fundit, artistja bëri të ditur se është rikthyer në vendin e preferuar të saj, e që është studio muzikore, për të finalizuar këngën e re.

the authorGazetaKNN