Kuriozitete

Pas presionit të NATO-s, Rusia e tërheq kërkesën për rimbushjen e anijeve luftarake me karburant në Spanjë

Rusia e ka tërhequr kërkesën për ankorimin e tri anijeve luftarake në portin spanjoll, Ceuta, për rimbushje me karburant, njofton Ministria e Jashtme e Spanjës.

Spanja është vënë nën presion të madh nga aleatët e NATO-s, që të mos e lejojnë rimbushjen e anijeve luftarake ruse me karburant rrugës për në Siri.

Anijet ruse kanë lundruar gjata javës së fundit nga Rusia për në Mesdhe, për ta bombarduar Sirinë./Express/