Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, në vitin 2015 pësoi nga duart e hajdutit Charaf Elmoudden, kur ai hyri në shtëpinë e saj teksa ajo ishte duke fjetur.
Por tashmë ylli kosovar me famë botërore, ka vendosur që të lë hapsirë për një dhomë të sigurisë në shtëpinë e saj në Londër, krejt kjo pas incidentit që i kishte ndodhur, njofton Klan Kosova.
Ora ka investuar për një dhomë të tillë rreth 1.3 milion £, pasi ajo ka pranuar se është frikësuar mendërisht nga incidenti që kishte ndodhur.
Pas kësaj plaçkitjeje që ndodhi dorasi Elmoudden u burgos në qershorin e vitit të kaluar për pesë vjet burg, përcjellë Klan Kosova.