ShowBiz

Pas paraqitjes mbresëlënëse të Shakiras në ‘Super Bowl’, hiti ‘Whenever wherever’ rrëmben pozitën e parë në ‘Itunes’

Jennifer Lopez 50-vjeçare dhe Shakira 43-vjeçare ishin performueset kryesore në spektaklin e ‘Super bowl’, shkruan lajmi.net.

Këngëtaret kanë ‘rrëmbyer’ vëmendjen e publikut me paraqitjet e tyre, dhe yje të shumtë kanë lavdëruar ‘magjinë’ e dhuruar nga dyshja latine.

Në këtë shfaqje kolumbiana, Shakira, kishte performuar një nga këngët më të vjetra të repertorit të saj ‘Whenever wherever’ këngë kjo që është publikuar në vitin 2001.

Tani 19 vite më vonë pas paraqitjes së shkëlqyer në ‘Super Bowl’ kënga ka arritur të ‘rrëmbej’ pozitën e parë në ‘Itunes’ në SHBA. 

the authorGazetaKNN