ShowBiz

Pas një dite të gjatë, ja çfarë po bën Engjëllusha me kunatën e saj

Engjëllusha Salihu, vajza e Shyhrete Behlulit ka pak kohë që është futur në tregun muzikor.

E duke qenë e bija e divës së muzikës popullore padyshim që depërtimi në muzikë është më i lehtë.

Angazhimet e saj tani janë të shumta, me koncerte si brenda por edhe jashtë vendi.

Por, përveç muzikës në të cilën po punon fort, ajo një kohë mjaft të madhe ia dedikon dhe familjes së saj.
Ajo gjithmonë është përfolur në media për një raport mjaft të mirë dhe me kunatën e saj, Leartën me të cilën e shohim shumë shpesh.

Së fundmi, pas një dite të gjatë së bashku duke realizuar fotosesione për biznesin e Leartës, ato kanë gjetur kohë për të pozuar pranë njëra-tjetrës.