Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kanë thënë sot se vendi i tij e ka për qëllim që të jetë më i afërt me miqtë e rinj, Rusinë dhe Kinën, pas mosmarrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara.
Duterte ka thënë për RT-në se vendi i tij nuk është ende i gatshëm për të formuar aleanca të reja ushtarake, transmeton Express.
Por, ai nuk e ka mohuar mundësinë për marrëveshje të mundshme në të ardhmen, përfshirë marrëveshje për armët.
“Nuk jam i gatshëm për aleanca ushtarake sepse e kemi një traktat që u nënshkruara në vitet e 50-ta,” ka thënë Duterte, duke iu referuar Traktatit të Përbashkët për Mbrojtje të viti 1951 midis Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai, megjithatë, ka thënë se ndjehet i gatshëm që të përballet me miqtë e rinj, Rusinë dhe Kinën.
“Ama, jam i gatshëm të përballem me miqtë e rinj – Kinën dhe Rusinë – për ta bërë këtë botë më paqësore. SHBA-ja ka vendosur që të anulojë sigurimin e armëve, dhe unë thashë: ‘Kam një mik i cili ka shumë [armë],” ka thënë ai./Express/