Miriam Cani dhe Alban Skënderaj po sjellin një projekt të veçantë.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ditë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.
Dyshja duket se kurorëzimi i tyre u realizua me një video të veçantë, për bashkëpunimin e tyre të ri.
Përmes rrjeteve sociale, Miriami ka bërë të ditur se “Duamë” titullohet kënga e re nga ajo dhe Albani.
Ky projekt do të publikohet të enjten (30 maj), ndërsa dyshja shprehen shumë të lumtur ta ndajnë me fansat këtë projekt.
“Jemi shume te lumtur dhe mezi presim te ndajme me ju #Duamë 😍
Te enjten, 30 maj, ora 16:00 ❤️”, ka shkruar Miriami. /Lajmi.net/