Getoar Selimi dje publikoi këngën e re, në klipin e së cilës është edhe Klaudia Pepa.
Getoar Selimi ashtu siç e kishte paralajmëruar, dje e publikoi me videoklip këngën e re.
Pas publikimit të këngës, në një imazh që e postoi në Instagram nuk mungonte as komenti i Klaudia Pepës.
“Daja Get super bre”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, projekti i ri i Getoar Selimit titullohet “Amante”, ndërsa në orët e para të publikimit pranoi komente pozitive nga kolegët dhe fansat. /Lajmi.net/