Janë bërë afro dy muaj që kur Getinjo dhe Mozzik u larguan nga labeli “On Records”.
Largim ky sipas tyre që ndodhi si pasoj e përfitimeve personale të ish menaxherit të tyre, Met Elshani.
Por, ky i fundit ka një kontratë pesë vjeçare me ta dhe i ka paditur ata me një gjobë mbi 1 milion euro, por se çfarë do të ndodhë tutje mbetet të shihet kur palët të shkojnë në gjykatë.
E tani Getinjo dhe Mozzik po mbajnë koncerte vetëm jashtë trojeve shqiptare. Mozzik ka një muaj që ka lansuar një projekt të ri “Ti Amo” në bashkëpunim me Veysel i cili u prit mjaft mirë nga publiku.
E në përgatitje për një këngë të radhës është dhe Getinjo, i cili një gjë të tillë e ka paralajmëruar ditë më parë.
Por, sot ai ka marrë një vendim të çuditshëm, ku këtë e ka treguar përmes një postimi të bërë në Instagram, duke thënë se nuk do të publikojë fotografi të tij derisa ta lansoj këngën e re!