ShowBiz

Pas kthimit në Kosovë, Adelina u kushton motrave disa fjalë prekëse

Pas shumë kohësh, këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer në Kosovë.

Këngëtarja ditë më parë mbajti një koncert në qytetin e Gjilanit, i cili shënoi rikthimin e saj në skenë pas shumë kohësh. Kjo u bë kuadër të fushatës së LDK-së për këtë qytet.

Padyshim që personat për të cilët Adelina ka më së shumti mall nga largësia ku është janë motrat e saj, Zanfina dhe Ema.

Në llogarinë e saj në Instagram, Adelina publikoi një foto bashkë me motrat, ku që të trija shfaqen të veshura në të zezë, kësaj fotografie ajo ia la një mbishkrim.

“Motrat e mia, engjëjt e mi, mbretëreshat e mia që mbajnë shpirtin tim kur krahët harrojnë si të fluturojnë … Bukuria e botës time ️️️”, shkruan Adelina në dedikimin e saj për motrat.