ShowBiz

Pas koncertit madhështor që mbajti në Zvicër, Unikkatil ka diçka për të thënë

Unikkatil njihet si një nga reperët më të suksesshëm shqiptar.
nuk është shumë shpesh aktiv me projekte muzikore dhe koncerte, por së fundi mbajti një të tillë, shkruan lajmi.net.

Në koncertin e organizuar më Zvicër, Unikkatil u prit shumë mirë nga publiku, që ishte i madh në numër.

E gjithë salla ku mbahej koncerti ishte mbuluar me flamuj kuq e zi, ndërsa atmosfera ishte në maksimum, e pamje nga koncerti ka sjellë edhe vet reperi.

Pas përfundimit të koncertit, reperi ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen në atë vend dhe atmosferën që kishin krijuar.

“Përjetim i veçantë me Shqipet e Zvicres”, ka shkruar Unikkatil mbi fotografi. /Lajmi.net/