ShowBiz

Pas Kim e Beyonce, edhe Rihanna e kopjon këngëtaren serbe? (Foto/Video)

Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, ka qenë shpesh frymëzim i yjeve të rajonit dhe atyre botërore.

Ajo në disa raste i ka akuzuar motrat Kardashian se e kanë kopjuar stilin e saj dhe këtë e ka dokumentuar përmes fotografive.

Kim Kardashian në disa raste është akuzuar se e ka kopjuar Jelenan.

Edhe motrat tjera të Kim e kanë imituar.

Frymëzim për të ka qenë edhe diva e muzikës botërore, Beyonce Knowles, ndërsa edhe një numër i këngëtareve shqiptare shpesh janë akuzuar se e kanë imituar Jelenan.

Jelena e ka akuzuar Beyoncen për kopjim.

Së fundmi, ajo e ka publikuar një video ku bën krahasime me Rihannan duke pretenduar se amerikania e ka bërë të njëjtën skenë dy vite pas serbes. /Telegrafi/