Aktuale

Pas kërkesës së Spanjës hiqet nga rendi i ditës pranimi i Kosovës në Rregullatorin Evropian të Postave

Mediat serbe kanë njoftuar se sapo është pamundësuar përpjekja e Kosovës për të u anëtarësuar në organizatën evropiane të postave, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Përfaqësuesit e Spanjës kanë kërkuar largimin e pikës së rendit të ditës për pranimin e Kosovës në grupin e rregullatorit evropian të postave (ERGP).

Sipas gazetës ekipi serb ia doli të pamundësoj hyrjen e Prishtinës në këtë organizatë së bashku me shtetet tjera që nuk kanë pranuar Kosovës në radhë të pare me Spanjën.

Përfaqësuesit spanjoll patën sukses për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës në tubimin që po mbahet në Hagë.

Në ekipin e Serbisë ishin përfaqësuesit e ministrisë së tregtisë, zyra për Kosovën dhe zyra për koordinim të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.


the authorGazetaKNN