Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar fotografi, të cilat dëshmojnë për pasojat që uragani Irma la mbrapa në Karaibe ku në masë të madhe shkatërroi botën bimore.
Uragani ka shkatërruar pemët dhe bimët tjera, ashtu që disa ishuj të Karaibeve kanë ndryshuar edhe pamjen e “ngjyrës” – dikur ishujt e gjelbër me vegjetacion të pasur, tashmë kanë marrë “ngjyrë të murrme”.