Italia i ka ofruar azil aktorit të famshëm amerikan, Robert De Niros, i cili para zgjedhjeve presidenciale në SHBA kishte bërë shaka se do të zhvendosej në Itali nëse Donald Trump do t’i fitonte ato.
Tash, kryetari i Ferrazzano, në rajonin italian Molise, Antonio Cerio, ka thënë se qyteti i tij është i gatshëm ta mirëpret De Niron me krah të hapur, transmeton Express.
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, De Niro kishte thënë se do ta grushtonte në fytyrë Donald Tumpin.
Por, tani pas zgjedhjeve, De Niro ka thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë më, meqë duhet ta respektojë pozitën e Trumpit si president.
Prindërit e gjyshit të De Niros kishin emigruar në SHBA nga qyteti i vogël italian Ferrazzano në vitin 1890.
Për këtë, De Niro kishte thënë se mbase do të zhvendosej atje.
E kryetari Antoni Cerio është përgjigjur: “Nëse, pas zhgënjimit të zgjedhjes së Trumpit president, ai [De Niro] dëshiron të merr azil këtu, ne do të kishim nderin ta mirëprisnim.”/Express/