Rajon & Botë

Pas dështimit të puçit rihapet aeroporti i Stambollit

Pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në Turqi dhe marrjes për një kohë të caktuar nën kontroll të aeroportit ndërkombëtar të Stambollit, kanë rifilluar fluturimet.

Disa kompani të huaja kanë anuluar fluturimet gjatë kësaj fundjave.

Zëdhënësi i Turkish Airlines, siç raporton Cnn Turk, ka thënë se fluturimet tash do të vazhdojnë në mënyrë normale.