Deklarata e deputetes Melihate Tërmkolli se Vetëvendosje është në valë të njëjta me Listën Serbe, ka ngjallur reagime nga kjo lëvizje. Glauk Konjufca tha se Lista Serbe është formacion politik i krijuar nga Thaçi në Bruksel në 2013 dhe është nga marrëveshja e Rashkës.
“Përgjegjësitë pse ekziston Lista Serbe në Kosovë është LDK dhe Isa Mustafa që është nënshkrues i marrëveshjes së Rashkës dhe Thaçi. Lista serbe, ministrat e Isa Mustafës që është kryeministri yt, kryeministri kundërshton luginën e diellit e ministrat e tij e inaugurojnë luginën që është konolizim i Kosovës. E ju na shitni këtu pallavra bëni krahasime mes Listës serbe dhe VV. Po bëni show mediatik e interesat i keni të përbashkëta. VV nuk po e voton jo pse nuk është ligji i mirë, po pse nuk po ua jep votën sepse LDK po donë me ia nxan vendin PDK-së, krejt manipulimet e tashme. Vetëm Haraçin që PDK ia ka qit investitorëve të huaj, ju po doni me ia nxan vendin PDK-së. Nuk ka këtu far përfitimi për Kosovën“, tha ai.
Ndërsa Melihate Tërmkolli tha se kryeministri Mustafa nuk është as i asaj, as i LDK-së, por është i Kosovës.
“Kryeministri nuk është as i jemi as i LDK, por është i Kosovës. Ata që kanë logjikë shtetërore, e dinë që kryeministri është i Qeverisë së Kosovës. LDK nuk po ia zë vendin askujt. Ligji nuk është për t’i zënë vendin askujt, por për të zhvilluar Kosovën. Unë thash që jo rrallë herë Lista Serbe po votojnë njësoj me VV. E keqja qëndron në atë që po i dini krejt. Çka kemi menduar, çka ka me qenë të ardhmen se di kush po iu kalon po krejt po i dini. Sot dëgjova që Lista serbe është krijuar me marrëveshjen e Rashkës. Se di, po ju po e dini. Po thonë që edhe Vetëvendosjen e ka krijuar Kadri Veseli”, tha ajo./KosovaPress/