Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha pothuajse një muaj më parë ishte pjesë e turneut të Bruno Mars në Meksikë.
Nga fotografitë dhe videot që kanë qarkulluar në rrjete sociale, është parë që këngëtarja u prit mirë nga publiku atje, shkruan lajmi.net.
Bruno Mars ka vazhduar turneun në Zelandën e Re, ku këtë herë mysafire e tij është këngëtarja Dua Lipa.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka shpërndarë disa imazhe nga performanca e saj në Auckland, ku shihej numër tejet i madh i publikut.
Kujtojmë se Dua Lipa vjen në Kosovë më 10 gusht dhe do të mbajë koncert në kryeqytet. /Lajmi.net/