Aktuale

Pas aksidentit, normalizohet komunikacioni në autostradën Tetovë-Gostivar (Foto)

Është normalizuar komunikacioni në autostradën Tetovë-Gostivar, afër “Nyjes së Negotinës”, dhe po zhvillohet nëpër një korsi, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni rikahëzohej për shkak të një fatkeqësie në komunikacion, që ndodhi në orën 10:25. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, në aksident nuk ka të lënduar dhe është shkaktuar vetëm dëm material.