Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën një aksidenti të trafikut e kishte sulmuar fizikisht atë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/