Aktuale

Pas AAK-së, Rama takon Ahmetin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, viziton sot Kosovën ku edhe do të takohet me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë ditës, Rama do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Sot, në ora 13:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim./KosovaPress/