Rajon & Botë

Pas 90 dite, Trump tregon të vërtetën për rusët

Brenda 90 ditësh presidenti Donald Trump ka premtuar se do të publikojë një raport lidhur me temën aq shumë të përfolur, ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Në shumë prej deklaratave të tij të bëra në rrjetin social Twitter president i zgjedhur i ka quajtur faktet si trillime me prapavijë politike.

Agjencitë e Inteligjencës kanë akuzuar Rusinë se ka ndërhyrë në zgjedhje duke hakuar sidomos partinë demokratike të Hillary Clinton.

Po ashtu dy ditët e fundit mediat amerikane kanë shkruar se inteligjenca amerikane ka informacione se Rusia mund të shantazhojë Trump.

Manjati reagoi duke dalë për herë të parë në konferencë duke i konsideruar informacionit e shantazhit një trillim.