Kuriozitete

Pas 54 vjetësh, Tokio përjeton borën e parë në nëntor (Foto)

Qyteti i Tokios në Japoni ka përjetuar borën e parë në muajin nëntor pas 54 vjetësh. Banorët e kryeqytetit japonez janë kapur në befasi, pasi temperaturat në ketë periudhë variojnë nga 10oC-17 oC.

Sipas sinoptikanëve bora erdhi nga një front i pazakonte të ftohti në qytet.

Ky moti i papritur në Tokio ka shkaktëruar edhe vonesa në transportin publik.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi gjithashtu për rrugë të bllokuara, me akull, ndërsa tha se telet elektrike dhe pemët janë të mbuluar me dëborë.