Aktuale

Partneri i koalicionit PAN kërkon heqjen e taksës

PDK-ja po vazhdon të mbetet njëra prej partive më insistuese që të pezullohet tarifa 100 % ndaj mallrave serbe.

Këtë e ka përsëritur për “Zërin” deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa. Megjithatë, ai ka thënë se nëse Serbia nuk reflekton as pas pezullimit, ajo duhet të rivendoset.

“Mendoj se zgjidhja rreth çështjes së taksës është që ajo të pezullohet. Por nëse Serbia nuk reflekton as pas pezullimit, atëherë ne duhet prapë ta vëmë taksën”, është shprehur ai.

Ai ka deklaruar se taksa tashmë e ka dhënë efektin e vet.

. “Ne duhet t’i shikojmë interesat e shtetit tonë. Taksa ka qenë një vendim i drejtë në raport me kohën, konsideroj se e ka arritur efektin dhe duhet të pezullohet deri në reflektimin e palës tjetër”, ka potencuar ai.