Rajon & Botë

Partia pro-kurde në Turqi bojkoton Parlamentin

Partia Popullore Demokratike (HDP), e cila është edhe partia e tretë më e madhe për këtë legjislaturë në Turqi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancat e parlamentit ose të punës të komisionit, shkruan afp.

Arrestimi i deputetëve të partisë pro-kurde të premten, ka përfshirë edhe liderët e partisë Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag,  çfarë ka shtuar tensionet  e një beteje të  pamëshirshëme të autoriteteve turke kundër militantëve kurdë, transmeton KosovaPress.

Ata janë akuzuar për anëtarësim dhe promovimin e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).