Partia e themeluar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e parakohshme në Drenas.
Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka thënë se Vehbi Berisha është kandidati i tyre për të parin e Drenasit.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 04 dhjetor 2016, Partia FJALA kandidon me kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit. Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 04 dhjetorit është Asambleisti aktual në Kuvendin Komunal të Drenasit, Vehbi Berishën. Mr.sci.Vehbi Berisha është një herit edhe Kryetar i Partisë FJALA, Dega në Drenas”, thuhet në njoftim.