Partia FJALA përmes një komunikate ka dënuar sulmin ndaj konsullatës turke në Prizren.
Ja komunikata e plotë e Partisë FJALA:
Ne Partia FJALA dënojmë fuqishëm sulmin që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit ndaj Konsulatës së Turqisë në Prizren.
Kërkojmë nga organet e rendit dhe institucionet e drejtësisë që autorëve e këtij sulmi tu ju shiptohet dënimi i merituar.
Njëherit shprehim mbështetjen tonë të plotë për Republikën e Turqisë e cila në çdo fazë ka mbeshtetur dhe po e mbështetë vendin tonë.