Aktuale

Partia e Mahir Yagcilar garon në dy komuna

Këshilli Qendror Drejtues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), në udhëheqjen e kryetarit Mahir Yagcilar ka mbajtur takimin e rregullt në lidhje me zgjedhjet lokale.

Duke u bazuar në raporteve të përgaditura nga kryetarët e degëve të partisë, për kandidaturën të asambleistëve komunal, është vendosur që në 7 degët e partisë, të garohet për anëtarë të kuvendeve komunale dhe gjithashtu është vendosur që në Prizren dhe në Mamushë të garohet për pozitën e kryetarit të komunës.

Në kuadër të propozimeve të dalura nga dega, Kryesia Qendrore ka aprovuar kandidaturat e Sencar Karamuço në Prizren dhe Abdülhadi Krasniç në Mamushë, për pozitën kryetar të komunës.