Aktuale

Partia e Drejtësisë: Sulmi ndaj shtëpisë së Shalës, mesazh kërcënues për secilin qytetar

Partia e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikatë për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, Mentor Shalës, duke e cilësuar si sulm të drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë, transmeton Gazeta Express.

Partia e Drejtësisë, konsideron se sulmet e tilla përçojnë mesazhe kërcënuese tek çdo qytetar i vendit, andaj kërkon nga organet e rendit që të jenë më vigjilente dhe të zbulojnë sulmuesit ordinerë.

Sulmet e tilla ndaj pronës private janë të papranueshme dhe si të tilla PD i dënon dhe kërkon që kryesit e këtyre veprave qyqare me mesazhe kërcënuese të zbardhen dhe të marrin dënimin e merituar. /GazetaExpress/.