Ndalimi i serishëm i Ramush Hardinajt, tani nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cenon lirinë e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.
Kështu thuhet në një reagim të Partisë së Drejtësisë ndaj arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pastër dhe Kosova tashme është shtet i pavarur dhe i pranuar nga shumë shtete të botës”, thuhet në reagimin e PD-së.
Partia e Drejtësisë kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga autoritet franceze që të bëjnë ç’është e mundur që të lirohet Hardinaj sa më parë.
PD thekson se Bashkimi Evropian duhet të reagojë sa më shpejt lidhur me këtë rast por edhe me qytetarët e Kosovës që më mos të kenë pengesë dhe të lëvizin të lirë në shtetet e Evropës, siç lëvizin të lirë edhe qytetarët tjerë të rajonit.
“PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që pjesë të dialogut me Serbinë të diskuton edhe për urdhër-arrestet të lëshuara në kohën e Slobodan Millosheviqit”, thuhet në fund të reagimit të PD-së./KosovaPress/