Parlamenti i Turqisë do të debatojë këtë javë dhe pastaj do të votojë për zgjatjen e gjendjes emergjente për edhe tre muaj të tjerë, njofton kryeministri i vendit, Binali Yildirim.
Yildirim e dha lajmin sot gjatë një fjalimi para deputetëve të partisë së tij udhëheqëse, AK, transmeton Express.
Gjendja emergjente, e imponuar nga Turqia pas tentim puçit më 15 korrik, ia mundëson qeverisë turke që ta tejkalojë parlamentin për dekretimin e ligjeve të reja dhe t’i kufizojë apo suspendojë të drejtat dhe liritë nëse e shohin të nevojshme./Express/