Deputetët e Parlamentit të Polonisë kanë votuar sot me shumicë për ta refuzuar një projektligj kontrovers të qytetarëve për ndalimin e abortit.
Polonia veçse i ka ligjet më të ashpra kundër abortit në Evropë, me abortin që lejohet vetëm në raste të rralla, transmeton Express.
Në Poloni aborti lejohet vetëm në rast përdhunimi, incesti, apo kur jeta e nënës është në rrezik, apo kur fetusi është shumë i dëmtuar.