Rajoni spanjoll i Katalonjës do të zhvillojë një referendum për pavarësinë, më 1 tetor, pas një seance parlamentare të diskutueshme në të cilën separatistët kundërshtuan ndaj protestave të opozitës.
Masa u miratua dje me 72 vota pro. Pati edhe 11 abstenime. Ndërsa, opozita bojkotoi, çka do të thotë se nuk ka patur vota kundër.
Nëse rajoni priret drejt një referendumi, kjo do të shkaktojë një konflikt me qeverinë , e cila në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar se çdo përpjekje për t’u larguar nga Spanja nuk do të njihet.
Masa e legjislaturës së shtetit është e rëndësishme, pasi, mbështetjet ligjore për një referendum të tillë janë vënë në pikëpyetje .
Tani që masa është miratuar në mënyrë legjislative, kryeministri i Katalonjës, Carles Puigdemont pritet ta nënshkruajë atë sot.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës do të rishikojë ligjin këtë javë dhe do e deklarojë atë të pavlefshëm, siç ka vepruar edhe me përpjekje të tjera të ngjashme në të kaluarën.
Nëse referendumi do të zhvillohet dhe shumica do të votojë për ndarjen, mbështetësit kanë deklaruar se do të largohen nga Spanja brenda dy ditëve.