Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund udhëtimit të amerikanëve pa viza drejt BE-së.
Kjo vjen pasi SHBA-ja refuzoi të garantonte udhëtim pa viza për qytetarët e pesë vendeve të BE-së – Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë – si pjesë e marrëveshjes së reciprocitetit.
Shtetasit e SHBA-së mund të udhëtonin normalisht në të gjitha vendet e bllokut pa viza, transmeton Gazeta Express.
Votimi i parlamentit nënkupton se amerikanët tani duhet të aplikojnë për dokumente shtesë nëse duan të shkojnë në vendet e BE-së gjatë 12 muajve të ardhshëm, shkruan Independent.
Komisioni Evropian zbuloi tre vjet më parë se SHBA-ja nuk po i kryente obligimet e marrëveshjes së reciprocitetit. Australia, Brunei, Japonia dhe Kanada nuk po i kryejnë gjithashtu obligimet e tyre dhe së shpejti pritet që të marrin kufizimet e njëjta të vizave.
Pas votimit të komitetit, Komisioni duhet të pezullojë heqjen e vizave për amerikanët, por Parlamenti Evropian ose Këshilli i Evropës mund të kundërshtojë.