Aktuale

Parlamenti evropian interesohet për organizmin e BIK-ut

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti sot kryesuesin e misionit të vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Igor Sholtes, me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë.

Myftiu Tërnava, pasi e përshëndeti kryesuesin e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit, u shpreh se të dielën pret proces të lirë e demokratik zgjedhor ku qytetarët e Kosovës do të japin vendimin e tyre në për përfaqësuesit e tyre.

Myftiu Tërnava tha se BIK përkrah, mbështet dhe mirëpret misionin e vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Ndësa z. Sholtes tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë takimit Sholtes u interesuar edhe për organizimin e BIK si dhe për bashkëpunimin që kanë bashkësitë fetare në Kosovë./KoosvaPress/