Parlamenti Evropian ia ka hequr sot imunitetin e deputetit, lideres së Frontit Nacional francez Marin Le Pen, me kërkesë të autoriteteve franceze, raporton AFP.
Thuhet se padinë ndaj Le Pen e ka bërë kryetari i Nicës Christian Estros pasi në maj të vitit 2015 kishte thënë për të se ai po lejon ISIS-it që të paguar një qira të vogël për xhamitë dhe se është “bashkëpunëtor i xhihadistëve”.