Rajon & Botë

Parlamenti britanik aprovon Brexit-in

Deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe kanë votuar projektligjin për daljen nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, kanë votuar projektligjin e dorëzuar të kryeministrit Boris Johnson për dalje nga Bashkimi Evropian apo siç njihet ndryshe si Brexit.

Siç raporton “www.express.co.uk”, transmeton lajmi.net, ky projektligj u votua pas përpjekjeve që nga viti 2016.

330 deputetë votuan për dhe 231 kundër Brexit-it dhe ky votim u cilësua historik për Britaninë e Madhe.

Projektligji sipas këtij mediumi, kaloi pengesën e parë në Parlament pasi që konservatorët fituan një shumicë në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit.

Data kur Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian është caktuar për 31 janar të vitit 2020.

Theksojmë se, procesi i Brexit-it ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.

the authorGazetaKNN