Studimi i ri tregon se ndjesia e nuhatjes mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes Parkinson edhe dhjetë vjet para zhvillimit të sëmundjes, shkruan Neurology.
Shkencëtarët, të cilët punojnë në këtë studim, thanë se kanë kryer testin me të cilin mund të matet ndjesia e nuhatjes së dikujt, gjë e cila mund të ndihmojë në diagnostifikimin e mëhershëm dhe mjekimin e Parkinsonit, para se të lajmërohen simptomat e para.
Ata zbuluan se dobësimi i ndjesisë së nuhatjes në rastin e sëmundjes Parkinson më e shprehur është te meshkujt, edhe pse nuk dihet se pse është ashtu.
Parkinson është sëmundje neurodegjeneruese e trurit për të cilën nuk ka bar dhe nuk dihet shkaktari i saj.
Studime të mëhershme kanë treguar se ekziston mundësia e zhvillimit të sëmundjes në afat prej katër deri pesë vjetësh, pasi që personi të humbë ndjesinë e të nuhaturit, thotë autori i studimit, Honglei Chen.