Ekonomi

Park i ri afër sallës 1 Tetori, hapet tenderi

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me DEMOS, ka shpallur tender për punimet në parkun e ri afër sallës 1 Tetori.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në facebook, ku ka shkruar se ky park i ri i karakterit sportiv do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës për rekreacion, streetball, pinpong, fitness, shah etj.

Ofertat dorëzohen deri më 15 shkurt./KosovaPress/