Rajon & Botë

Parisi solidarizohet me viktimat e Londrës, fikën dritat në Kulla Eifel

Ndriçimi në Kulla Eifel në Paris, do të ndërpritet në mes natë, në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmit terrorist të kryer sot në Londër, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Një vendim i tillë u mor nga kryetari i komunës së Parisit, i cili qytet ishte më parë cak i sulmeve të përgjakshme terroriste.