Shtëpitë pranë lumit dhe bizneset në Paris janë vënë në alarm, pasi niveli i rritur i lumit Sena rrezikon që të dalë nga shtrati.Në disa nga bodrumet e qytetit uji tashmë ka depërtuar brenda, pasi reshjet e dendura të shiut nuk janë absorbuar krejtësisht nga sistemi i kanalizimit.Parisi pritet që të përballet me mot të ngjajshëm edhe në ditët në vijim, që do të thotë rritje edhe më e madhe e nivelit të lumit.
Disa nga rrugët e kryeqytetit francez tashmë janë vërshuar, ndërsa qarkullimi me barka, që zakonisht e përdorin turistët është ndërprerë.