Rajon & Botë

Parisi dhe Berlini zhvillojnë aeroplan të ri luftarak

Franca dhe Gjermania arritën marrëveshje për zhvillimin e aeroplanit të ri luftarak evropian, me qëllim të zëvendësimit të fluturakeve në flotat ekzistuese, thuhet në dokumentin e publikuar pas takimit të dy qeverive sot në Paris.

Marrëveshja është pjesë e iniciativës së re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjermania dhe Franca kanë hartuar planin për zhvillimin e aeroplanit të ri deri kah mesi i vitit të ardhshëm, thuhet në dokument.

Të dyja qeveritë po ashtu arritën marrëveshje për vendosjen e kornizave të bashkëpunimit për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të helikopterit “Tigri” dhe raketave taktike të tipit ajër-tokë.

Në dokument theksohet se para vitit 2019 pritet nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme të projektit Eurodron, në të cilin do të marrin pjesë edhe Spanja dhe Italia, transmeton KosovaPress.