Komiteti Olimpik Ndërkombëtar edhe zyrtarisht ka vendosur që Parisi do të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2024, ndërsa Los Angeles ato të 2028
Parisi dhe Los Angeles ishin 2 kandidatet e vetme për Lojërat e 2024, por në fund Komiteti organizativ i qytetit kalifornian vendosi të presë edhe 4 vjet dhe të pranojë Lojërat e vitit 2028.
Marrëveshja mes IOC, Komitetit Olimpik të Parisit dhe atij të Los Angelesit parashikon investime prej 1.7 miliardë dollarë për Lojërat Olimpike 2024 dhe 2.2 miliardë dollarë për ato të vitit 2028.
Me zgjedhjen e Los Angeles, Lojërat Olimpike kthehen në SHBA për herë të parë që nga viti 1996 kur ato u zhvilluan në Atlanta. Në vitin 2002 Salt Lake priti Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndërsa për Parisin, ajo e vitit 2024 do të jetë hera e tretë që organizon një eveniment të tillë në historinë e tij
Herën e fundit që kryeqyteti francez ka pritur ngjarjen më të rëndësishme sportive në botë ka qenë 100 vjet përpara, në 1924. /Express/