Policia në Paris njoftoi të martën se është duke hetuar rastin që ndodhi te katedralja Notër Dam, kur një mashkull i panjohur sulmoi një polic me çekan dhe i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj pjese të qytetit, transmeton KosovaPress.
Siç bëri të ditur policia në Twitter, policia ka shtënë dhe ka plagosur sulmuesin, dhe konfirmoi se me këtë rast është plagosur një polic, transmeton Reuters.