Aktuale

Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit në Kosovë për tri ditët e ardhshme.

Gjatë këtyre tri ditëve vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe me kushte të njejta meteorologjike.

Kjo gjendje bllokuese sipas IHMK-së anticiklonike do të vazhdoj  duke kushtezuar mot me diell dhe të vranët por nuk parashihen reshje.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. 

Nëpër ultesira dhe vende rreth maleve parashihet te ketë mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërin horizontale, kurse në disa pjesë të Dukagjinit aty ku  mjegulla mund të qëndroj edhe diten , temperaturat maksimale do te jenë më të ulëta. Do të fryjë erë e leht deri mesatare  nga drejtimi  i veriut./KosovaPress/