Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e enjte ka parashikuar kushte për zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta bore.
“Gjatë ditës së nesërme mund të ketë fjolla bore, por nuk do të ketë reshje të dendura bore”, ka deklaruar Besim Aliu nga Instituti.
Temperaturat minimale parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i lartë, mbi vlerat e normales. Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.